Thursday, November 28, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia dhe Tirana, përzgjedhen për finalet e Kupës Pavarësia në Kosovë

Lexo

Përformanca shumë e mirë që Vllaznia po bën në ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Superligës në volejboll për femra, ka bërë që Federata Shqiptare e Volejbollit të përzgjedhë skuadrën shkodrane për të marrë pjesë në finalet e Kupës Pavarësia, aktivitet ky tradicional që zhvillohet çdo vitë në Kosovë për festat e Nëntorit.

Nga sa bëhet e ditur, në finalet e këtij aktiviteti, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Prishtinë nga data 26 deri më 28 nëntor, pjesëmarrëse do të jenë katër skuadra, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria.

Burime nga Federata Kosovare e Volejbollit bëjnë të ditur për Veriu Sport, se brenda kësaj jave pritet të mësohet shorti që do të përballë skuadrat në ndeshjet gjysëmfinale, fitueset e të cilave do të ndeshen në finale për të përcaktuar ekipin fitues.

Për konçidencë, Vllaznia dhe Tirana, dy skuadrat e kampionatit shqiptar që do të marrin pjesë në Kupën Pavarësia të Kosovës, do të përballen pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së shtatë të Superligës së volejbollit të femrave.

Një sfidë kjo mjaft interesante që po pritet me interes të madh nga tifozëria shkodrane, edhe për faktin se volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa vijnë në këtë përballje pas spektaklit që dhuruan javën e kaluar në transfertën e kryeqytetit duke mundur Partizanin kampion të sezonit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img