Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-java e 9-të, Vllaznia kërkon kthesën me Kastriotin. Brdariç: Të vazhdojmë me atë çfar paraqitëm me Pogradecin, skuadra është OK

Lexo

Kuqblutë e Vllaznisë kanë konsumuar mesditën e së premtes seancën e fundit, anti-Katrioti, në një seancë e cila e ka ngrohur jo pak trajnerin Brdariç duke besuar se edhe pasditen e së shtunës, skuadra që ai drejton do të paraqesë më të mirën e saj. Në konferencën për shtyp të dhënë menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme, gjermano-kroati i Vllaznisë, theksoi se fitorja e realizuar në mesjavë për Kupën e Shqipërisë ndaj Pogradecit, jo vetëm nga 6 golat e shënuar, por edhe nga mënyra e lojës, i ka dhënë besimin e duhur për të besuar në rikthimin e rezultateve pozitive në kampin kuqebu.

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që nisëm në Kupë ndaj Pogradecit të mërkurën. Lojtarët duhetë jenë të qetë dhe të motivuar siç kanë qenë në stërvitje dhe me qetësi nesër do të marrim rezultat nëse luajmë siç dimë ne të bëjmë më mire. Të shënosh 6 gola ndaj një skuadre që mbrohet mirë është gjë e bukur, por ne duhet të dimë si të futemi në zonë, duhet të fitojmë sa më shumë duele dhe të bëjmë më të mirën tonë që gjërat të shkojnë siç kemi ne dëshirë. Ndaj Pogradecit ia dolëm mirë e tani të përqendrohemi te ndeshja nesër”, tha Brdariç në hapje të konferencës për shtyp

Ndërkohë, duke folur për kundërshtarin që do të ketë përballë të shtunën, Brdariç, tha: “Është një ndeshje tjetër nga ajo e vitit të kaluar pasi është një sezoni i ri me lojtarë të tjerë. Ajo që dua është që lojtarët të jenë në maksimum e të bëjnë më të mirën e tyre që t’i shkaktojmë humbje Kastriotit. Gjithë kjo punë dhe mund që kemi bërë deri tani të shpërblehen nesër. E para duhet të kemi shumë vetëbesim dhe nuk duhet të mendojmë për Kastriotin, por për veten tonë. E dimë si luajnë ata, por përqendrimi maksimal do të jetë te mënyra sesi luajmë ne dhe çfarë do të bëjmë në fushë për të marrë fitoren”.

I pyetur për gjendjen e skuadrës në prag të kësaj ndeshje, njëshi i pankinës kuqeblu, tha:“Do të starojmë me 11-shen më të mirë nesër dhe ata janë shumë të motivuar për të luajtur dhe për të fituar ndaj Kastriotit. Kemi edhe lojtarët e stolit të cilët janë të aftë për të bërë diferencën, sigurisht që të gjithë duan të luajnë, por ne do të zgjedhim më të mirët. Për mua është e rëndësishme që lojtarët të jenë në maksimum dhe e kam parë në sytë e tyre që janë shumë të motivuar për të fituar ndeshjen nesër”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img