Monday, November 25, 2024

Kukësi zbukuron kampionatin, sfidon Tiranën në “Loro Boriçi”, “fërkon” duart edhe Vllaznia

Lexo

2 me 1 në favor të Kukësit ka përfunduar ndeshja e luajtur mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”. Kukësianët e drejtuar plot kompetencë nga italiani, Longo, sfidojnë me plot meritë  bardheblutë kryesues të tabelës së klasifikimit. Natyrisht,  që Kukësi ka fituar për vete, sepse ka shkurtuar diferencën me kreun në 3 pikë, por në të njëjtën kohë ka zbukuruar kampionatin, sepse të kundërt do të kishim një “arratisje” të Tiranës në krahasim edhe me skuadrat e tjera. Ndër ato që “fërkojnë” duart nga kjo fitore e Kukësit ndaj Tiranës është edhe Vllaznia, e cila nga 10 pikë diferencë me kreun, tashmë është në 7-të.

Humbja e parë për Shehin dhe bardheblutë në kampionat, që shpresonin shumë të merrnin arratinë, duke i dhënë një goditje të fortë ambicjeve të të gjithë pretendentëve. Nuk ndodhi kështu, edhe pse në kampin kukësian vështirë se tolerohej një tjetër rezultat negativ pas elenimit në Kupë e humbjes me Skënderbeun.

Ky faktor motivoi veri lindorët, pavarësisht se bardheblutë kishin vetëm mungesën e Xhixhës, duke e bërë sulmin pronë të Ngo’o e Seferit. Pas raste, pothuaj asnjë i vërtetë në pjesën e parë me Seferin e Taipin që tentojnë të bëhen të rrezikshëm nga distance, pa impenjuar asnjë nga portierët. Tirana u duk me një lloj epërsie, falë kontributit të Totre e Limajt, por mesfushori dështoi të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, në spondin e Ngo’o në të 28. Megjithatë mundësinë më të mirë e kishte vetë anglezi, tre minuta më pas, i ndalur nga Tafas e duke treguar se finalizimi është larg nga të qenit ai i kohëve të arta.

Vetëm në shtesën e së parës Ndreca impenjoi Bekajn, që devijoi në kënd, por ishte sinjali se dicka kishte për të ndryshuar e kjo nuk i referohej  ndryshimeve të teknikëve me Domin e Gavazaj të zëvendësuar nga Peposhi e Feizhaos për Kukësin e Përgjonin që Shehi e nxorri në fushë për Behiratçe. As koha për tu orientuar, me planet të shpërfilluara nga goli i Milunovic, 4 minuta pas rifillimit, pas asist të Basa.

Reagim i vrullshëm i Tiranës, që kërkoi të evitonte humbjen, duke e vënë nën presion prapavijën e Longos, që me vështirësi, por mbajti larg rreziqet e madje edhe akrobacinë e Ngo’o që nuk gjeti portën. Kukësi përdori gjithcka mundi për të konsoliduar pozitat, me freskinë e Peposhit dhe aftësitë ajrore të Milunoviç, por u ndëshkua atëherë kur më pak e priste. Një top që shkon në dorën e Peposhit, pas verifikimit nga sistemi VAR, bën që gjyqtari Koçi të kthehet në fushë me gishtin e treguar tek pika e penalltisë. Është minuta e 82-të kur Seferi tregohet shumë i saktë në ekzekutim dhe barazim 1 me 1.

Duket që barazimi do ta motivonte edhe më shumë Tiranën që ato në minuta të mbetura të gjente një gol tjetër të dytë për t’u larguar nga Shkodra me një tre pikësh tjetër të artë, ashtu siç bëri edhe me Vllazninë.

Por, Kukësin, skuadrën simpatike të këtij sezoni futbollistik e nderon kroati Basa, që me atë gjuajtje spektakël e dërgon topin në trekëndëshin e majtë të portjerit Bekaj duke i dhënë fitoren e merituar skuadrës kukësiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img