Sunday, November 24, 2024

Vllaznia-Kukësi, të enjten ora 16.45. Brdariç: Skuadra e karikuar për fitore

Lexo

Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e së enjtes, atë Vllaznia-Kukësi që është edhe ballafaqimi i fundit për vitin 2021. Përgatitjet e fundit anti-Kukësi, kuqeblutë i kanë konsumuar në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” dhe menjëherë pas kësaj seance, klubi kuqeblu ka organizuar konferencën e shtypit që si zakonisht zhvillohet 24 orë përpara ndeshjes zyrtare. Konference, në të cilën ishin të pranishëm drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati, trajneri Thomas Brdariç, dhe futbollisti, Mevvan Adili.

“Ne duhet të jemi shumë të përgatitur për të pritur Kukësin në stadiumin tonë. Skuadra duket me shumë vetbesim dhe e gatshme për të bërë një punë me përqëndrim nesër. Qoftë ne, qoftë Kukësi jemi skuadër që duam të luajmë futboll. Nesër të përqëndrohemi në mbrojtje që t’i tregojmë se nuk jemi të lehtë për t’u mundur”, është shpreh në fillim të prononcimti tgë tij për median, tekniku kuqeblu, Thomas Brdariç.

Pas ndeshjes të dieles së kaluar, Kukësi-Partizani, e luajtur në “Loro Boriçi”, teksa fliste për skuadrat pretendente për titull, tekniku i verilindorëve nuk e përmendi fare Vllazninë duke u ndalur tek Partizani dhe Tirana. “Ai i ndryshon shpesh mendimet e veta. Për mua vendimtare është që të fitojmë nesër, pastaj secili mund të thotë çfarë do. Ata e shijojnë të luajnë në “Loro Boriçi, sepse është një stadium i bukur. Ne të jemi të fokusuar të marrim më të mirën.”, ka qënë në një farë mënyre kundrapërgjigja e Brdariç për kolegun e tij Longo.

Sa i përket asaj që stafi kuqeblu pati mundësinë të ndjekë prej së afërmi ndeshjen e fundit të Kukësit ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”, Brdariç, tha:”Është bukur të shikosh ndeshjet nga afër. Ne të marrim të mirat nga ajo ndeshje, sepse kemi bërë analizën e duhur të kundërshtarit. Dua të them faleminderit për fansat, na kanë mbështetur shumë. Ne duhet të jemi krenarë për ta dhe duhet të japim një feedback ndaj tyre me paraqitjet tona. Nesër duhet të marrim pikë për ta. Faleminderit edhe medias dhe analistëve.”

Duke folur për merkaton, Brdariç, tha se ka besim te ekipi i tij dhe lojtarët që ka në dispozicion “Kemi lojtarë që janë të gatshëm për të treguar veten. Nëse kemi boshllëqe jemi patjetër të hapur për merkato”, tha Brdari, i cili në mbyllje, i pyetur nga gazetarët nëse premton ndaj tifozëve fitore ndaj Kukësit si dhuratë për festat e fundvitit, u shpreh:” Nuk jam Zoti, jam një trajner. Ajo që premtoj është të japim maksimumin dhe të shkaktojmë stres te Kukësi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img