Saturday, April 27, 2024

Kategoria e Parë-Sot, 3 takimet e para të Javës së 15-të, nesër 5 të tjerat

Lexo

Ashtu si edhe Kategoria Superiore, edhe Kategoria e Parë, ndeshjet e javës së 15-të do t’i luajë në dy ditë, mërkurë dhe enjte. E mërkura ka rezervuar tre ndeshje, Pogradeci – Tomori, Lushnja – Shkumbini dhe Vora – Apolonia, ballafaqime këto të cilat do të startojnë në të njëjtin orar, atë 13.30.

Ndërkohë, e enjtja, ofron takimet e tjera që janë 5 të tilla, Besëlidhja – Erzeni, Bylis – Besa, Turbina – Butrinti, Korabi – Tërbuni, Burreli – Maliqi. Edhe këto çifte, ashtu si edhe ato të të së mërkurës do të luhen në të njëjtin ora, 13.30.

Në përballjet e kësaj jave spikasin balalfaqimet e dy kryesueseve, Bylis dhe Erzeni. Bylis i vendit të parë do të presë Besën, me ballshiotët që kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit me Butrintin në fundjavë. Erzeni drejtuar nga Nevil Dede do të luajë në transfertë ndaj Besëlidhjes.

Me shumë interes pritet edhe derbi verior mes Korabit vendas dhe Tërbunit muysafir, skuadër kjo e drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri.

Me përfundimin e këtyre takimeve mbyllet edhe faza e parë e kategorisë së parë si dhe ndeshjet e këtij viti, për t’u rikthyer pastaj në janar për pjesën tjetër të kampionantit.

Kalendari i ndeshjeve të Kategorisë së parë-Java e 15-të

Të mërkurën 22/12/2021, 13:30

Pogradeci – Tomori

Lushnja – Shkumbini

Vora – Apolonia

Të enjten, 23/12/2021, 13:30

Besëlidhja – Erzeni

Bylis – Besa

Turbina – Butrinti

Korabi – Tërbuni

Burreli – Maliqi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img