Sunday, November 24, 2024

Granit Xhaka, super në fushë dhe në jetë. Emocionues, gjesti ndaj tifozit amerikan

Lexo

Në kalendar, Arsenali duhej të luante të martën e 28 dhjetorit, por ndeshja e tij është shtyrë. Dhe, kjo ka gjetuar reagimin e një tifozi të thekur të kësaj skuadre që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një udhëtim nga Shtetet e Bashkuara në Londër të prenotuar prej muajsh, me dy bileta të blera paraprakisht për të marrë pjesë, së bashku me bashkëshorten, me të cilën po feston dhjetë vjet martesë, në ndeshjen e ekipit të tij të preferuar Arsenal në Emirates Stadium me Wolverhampton, planifikuar për të martën më 28 dhjetor.

Në vijim, vala e variantit Omicron të Covid, bumi i infeksioneve, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër në rritje i ndeshjeve të shtyra, përfshirë atë të Gunners. Kjo është historia e pabesueshme e Jack Robinson, një qytetar amerikan, i cili shprehu të gjithë zhgënjimin e tij në Tëitter: “Pra më dhemb shumë, kam mbi 6 muaj që e kam planifikuar, e rezervova, fillimisht u anulua turneu veror, tani kjo ndeshje: më humbën fjalët, ndihem keq, jemi unë dhe gruaja për 10 vjetorin , doja t’i tregoja asaj diçka të veçantë, diçka që ajo mund ta kujtonte përgjithmonë”.

Komentet dhe postimet e tifozit amerikan janë ndjekur dhe kanë prekur futbollistin shqiptar Granit Xhaka, i cili pas kthimit nga ndeshja e fituar, në Boxing Day, në Norëich, vendosi t’i përgjigjet tifozit fatkeq:  “Përshëndetje Jack, sapo u ktheva në shtëpi nga ndeshja dhe pashë tëeet-et e tua dhe se ti dhe gruaja jote po fluturonit nga Amerika për ndeshjen tonë kundër Ujqërve. Shoh që ishe i zemëruar për shtyrjen e ndeshjes sepse prite gjatë, përpara se të fluturoni për të na parë. Nëse jeni akoma në Londër më 1 janar, aty është Arsenal-Manchester City: Do të doja të të kisha mysafirin tim për t’ju falënderuar për përkushtimin tuaj ndaj Arsenalit. A do t’ju përshtatej kjo? “, është komenti i mesfushorit shqiptar.

Mesazhi i adhur nga Xhaka ka emocionuar pa masë tifozin Robinson, i cili i impresionuar thellësisht nga gjesti i bukur i idhullit të tij, shkruan: “Fjalët nuk mund të shprehin se si ndihem tani, ju po na kontaktoni… nuk e keni idenë se çfarë do të thotë kjo. 7 orët e fundit kanë qenë joreale, nuk mund të them sa pa fjalë jam, ky klub është bota absolute për mua dhe gruan time. Një ëndërr absolute. Unë kurrë nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm Granit Xhakën që u tregua heroi që është”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img