Monday, May 6, 2024

Malo Ademi-Rekordmeni i Bilardos shqiptare. FSHB zyrtarizon rekordin 7 brigola në një ndeshje bilardoje

Lexo

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Bilardos nderoi tre bilardistët shkodranë, Malo Ademi, Nail Alushi, dhe Xhevat Sokoli, me çmimin “Nderi i Federatës Shqiptare të Bilardos”. Ndërkohë, këto ditë, Federata Shqiptare e Bilardos, pasi ka verifikuar domumentacionin përkatës, ka zyrtarizuar rekordin kombëtar të diskutuar prej disa vitesh, në lidhje me realizimin nga ana e Malo Ademit të 7 brigolave në një ndeshje bilardoje. Një lajm ky i mirë për bilardon shkodrane, por kryesisht për vetë Malo Ademin që më fundmi i gëzohet këtij rekordi, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

Kampioni dhe rekordmeni shqiptar i Bilardos, Malo Ademi, sot është në moshën 81 vjeçare, ndërkohë që faktet tregojnë se karriera e tij sportive, përmblidhet në 70 vite, ku bashkëmoshatarët e tij kujtojnë, se Malo ka qënë i pranishëm në sallat e bilardos aso kohe që në moshën 11 vjeçare duke spikatur për pasionin dhe talentin e tij në përdorimin e stekes si dhe goditjet perfekte të gjyleve në tavolinen e bilardos.

Krahas të tjerave, Malo Ademi është pjesë e një familje sportive, kur kemi parasysh ish peshëngritësin kampion të Vllaznisë dhe Partizanit, Esat Ademi, djali i xhaxhait të tij, i cili për disa vite mbajti edhe postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Edhe pse për disa vite sporti i Bilados, ashtu si edhe ai i Boksit, u ndërpre për nga sistemi i kaluar, Malo ka vijuar të luajë fshehurazi me miqtë e tij më të ngushtë derisa ky sport u rikthye sërishmi për publikun dhe ai ishte ndër të parët që u rreshtua në Shoqatën e Bilardos Alfred Ashiku të drejtuar nga veterani Nail Alushi.

Së bashku me veteranin Nail Alushi, kolegun dhe rivalin e tij të vazhdueshëm, Xhevat Sokoli, Zyhdi Barbullushin, Ali Qukun, Jakup Rroji, Liman Kullën, etj, Malo Ademi do të përshkonte  një karriere të pasur sportive duke fituar kupa dhe kampionate, rajonale dhe kombëtare, të cilat ai i kujton me shumë nostalgji.

Zyrtarizimi i rekordit kombëtar të Malo Ademit në bilardo për realizimin e 7 brigolave në një ndeshje, është një sukses dhe për bilardon shkodrane, tradita e së cilës pritet të ecë në duart e sigurta falë brezit të ri që po rritet në Shoqatën e Bilardos “Alfred Ashiku” të Shkodrës, e cila tashmë është nën drejtimin pasionantit Ardian Vorfa, që krahas drejtimit të bilardos shkodrane mban edhe postin e zv.presidentit të FSHB.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img