Për Mohamed Salah, sfida në mes Chelsit dhe Liverpur ishte e veçantë për të, pasi goli i shënuar prej tij në këtë ndeshje ishte i 150-ti në futbollin anglez. Përballja në fjalë përfundoinë barazim, 2-2. Të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë të lojës, ndërsa të dyja ekipet dhuruan spektakël në fushë. “Të kuqtë” kaluan dy herë në avantazh në “Stamford Bridge” në minutat 9 me anë të Manes dhe në të 26 me egjiptianin. Për Chelsea barazuan Kovaçiç dhe Pulisiç.
Por barazimi kënaqi më shumë Manchester City kryesues, që ka grumbulluar 53 pikë, 10 më shumë se londinezët e drejtuar nga Tomas Tuchel. Ndërsa Liverpuli është 11 pikë larg kryesuesve. Në përfundim të takimit, mbrojtësi i Liverpulit, Virgil van Dijk deklaroi se në të tillë situatë, “qytetarët” mund ta humbin titullin kampion.
Holandezi që u kritikua në golin e barazimit nga Pulisiç u shpreh se pavarësisht diferencës së madhe, çdo gjë mund të ndodhë. Por ai kërkon nga Liverpuli përqendrim, të luajë bukur dhe të fitojë ndeshjet.