Sunday, November 24, 2024

Problematika e terreneve, përgatitjet anti-Tirana, Vllaznia do t’i zhvillojë në Durrës

Lexo

Në pritje të sfidës me bardheblutë, dita e hënë është lënë pushim për kuqeblutë e Vllaznisë, ndërkohë që të martën nisin përgatitjet anti-Tirana. Në fakt përgatitjet për këtë sfidë kanë startuar që të mërkurën e kaluar kur skuadra u zhvendos në Ulqin të Malit të Zi ku zhvilloi edhe një minifazë përgatitore.

Supersfidës, Tirana-Vllaznia i ka paraprirë edhe miqësorja me pukjanët e Tërbunit, ku me përjashtim të tre emrave me peshë të kuqebluve si Aralica, Jonuzi dhe Gjorgjiç me probleme shëndetësore, trajneri Brdariç testoi në fushën e lojës  formacionin më të mirë

Në pritje të përmirësimit të të dëmtuave, por edhe për të korigjuar disa gjëra që nuk shkuan fort mirë edhe në përballjen miqësore me pukjanët, Brdariç ka në dispozicion edhe katër ditë.

Nga sa mësohet, si rezultat i mungesës së infrastruturës sportive për një stervitje komode, mësohet se tekniku Brdariç i ka kërkuar presidentit Xhaferi të gjejë një zgjidhje, pasi ndeshja në fjalë është e një rëndësie të veçantë, ndaj skuadra duhet të jetë e grumbulluar dhe me kushte cilësore të tërreneve sportive. Kërkesë kjo që i është plotësuar nga ana e njëshit të klubit kuqeblu, ku pas një konsultimi me stafin teknik është menduar që zgjidhja më e mirë do të ishte akomodimi në një nga komplekset turistike të bregdetit durrsak.

Kështuqë, me të gjitha gjasat, nga e mërkura dhe në vazhdim përgatitjet e kuqebluve do të zhvendosen nga Shkodra në Durrës ku do të qëndrojnë deri pak orë përpara startit zyrtar të sfidës së kryeqytetit, Tirana-Vllaznia ku skuadra do të udhëtojë mbrëmjen e së shtunës direkt nga Durrësi për në stadiumin “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img