Mbrëmjen e sotme në Teatrin “Migjeni” është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të çmimeve nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1” për më të mirët e vitit 2021 në fusha të ndryshme. Sa i takon sportit, ka rezultuar se sportisti më i votuar për këtë vit, është futbollisti i KF Vllaznia Mevlan Adili, i cili ka marrë kësisoj edhe çmimin përkatës të vendosur nga organizatorët.
Por nga ana tjetër, këta të fundit kanë vendosur të akordojnë edhe një çmim special për presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi si “Personazhi i Vitit” për rikthimin e skuadrës shkodrane sërish në nivele të larta dhe duke i sjellë këtij qyteti një trofe sërish pas plot 13 vitesh.