Friday, March 29, 2024

Incidentet në “Air Albania”, 100 mijë lekë gjobë nga Disiplina për Tiranën dhe Vllazninë

Lexo

Ngjarjet e ndodhura gjatë përballjes, Tirana-Vllaznia të luajtur të shtunën e kaluar në “Air Albania” kanë detyruar Komisionin e Disiplinës pranë FSHF-së të ndëshkojë me gjobë të dy klubet përkatëse për shkak të sjelljes së tifozërive respektive në tribunat e stadiumit.

100 mijë lekë gjobë është masa e ndëshkimit ndaj KF Tirana dhe KF Vllaznia ku duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara brenda 15 ditëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Butrinti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë U-19, kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  2. Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol, Redjan Hatia, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  3. Pranimin e kërkesës së AF.Elbasani U-17, në lidhje me lojtarin Kristo Doci, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img