Tuesday, November 26, 2024

Kupa e Shqipërisë-Çerekfinalet/Sot, Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçi, ora 13:45

Lexo

Kupa e Shqipërisë, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend pas kampionatit luan këtë mesjavë takimet çerekfinale, të cilat janë të ndara në dy ditë.

Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçi, janë dy çiftet e parë që hapin fazën çerekfinale me ndeshjet e sotme që do të startojnë që të dy në orën ora 13:45.Ndërkohë, një ditë më pas, të enjten përballen Skënderbeu-Teuta dhe Dinamo-Partizani, takime këto që do të startojnë në orën 16.45.

Me interes pritet sfida në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës në mes ekipit vendas dhe Vllaznisë mysafire. Vlonjtët luajnë dy kategori më poshtë, por me mrat që kanë në dispozicion synojnë të bëjnë surprizën në Kupë. Të paktën kështu janë shprehur në kampin e Flamurtarit duke nisur nga trajneri Resuli si dhe vetë futbollistët e kësaj skuadre.

Shkodranët Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Behar Ramadani, lezhjani Ditar Bicaj dhe fieraku Andi Ribaj, janë pesë ish futbollistë kuqeblu që sot janë në fushë kundër Vllaznisë, të cilët edhe me emra të tjerë me përvojë në futbollin shqiptar do të kërkojnë të bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës, fillimisht për të treguar se vlejnë për të luajtur në Superiore, por njëherazi për të synuar kalimin e Flamurtarit në turin gysëmfinal.

Nga ana tjetër, kuqeblutë që vijnë pas dy barazimeve radhazi në kampionat, gjenden jo pak nën presion në këtë ndeshje, pasi i kërkohet fitorja në transnfertë si hap i parë për kalimin e turit, por më tepër edhe në aspektin moral për të përgatitur sfidën e së dieles ndaj Kastriotit po në transfertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img