Monday, November 25, 2024

Çerekfinalja, Egnatia-Laçi 1-1, kualifikimi i hapur, vendoset pas dy javësh në ndeshjen e kthimit

Lexo

Egnatia që në kampionat lufton për mbijetesë priti sot në “Arena Egnatia” Laçin simpatik që lufton në të dy fronte, Kupa dhe Kmpionat. 90-të minutta e luajtura pasditen e sotme u mbyllën në barazim 1-1. Avantazhit të kurbinasve me 11-metërshin e Shehut, vendasit iu përgjigjën vetëm pak minuta më pas, me rrjetën e Demirit. Edhe pse në pozita të kundërta me laçjanët,skuadra rrogozhinasde e drejtuar nga Zekeria Ramadani konfirmoi se do të luftojë për të shkuar në gjysëmfinale, pse jo edhe për të synuar fitimin e Kupës.

Seriozitetin dhe vlerësimin që Egnatia i kishtë bërë kësaj ndeshje, shikohej qartë edhe në atë se teknikut Zekerija Ramadani kishte hedhur në fushën formacionin më të mire.

Megjithatë ishte ekipi kurbinas ai që kaloi i pari përpara me atë penallti të shndërruar në gol nga Julian Shehu në të 17-ën. Në një aksion disi të rrëmujshëm në zonë vendasit në të 22′-ën barazojnë me Demirin. Ndërkohë, pjesa tjetër e lojës sheh kurbinasit më insistues por në fund gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

Një barazim që në pamje të parë duket favorizues për Laçin, por gjithësesi, gjithçka mbetet e hapur për tu vendosur ne ndeshjen e kthimit që do të luhet dy javë më pas në stadiumin e Laçit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img