Vllaznia-Murlani 4-0
(Shënues: Emanuel Vukaj(3), Aiges Lekiqi)
Vllaznia U-14 e drejtuar nga trajnerët Astrit Premçi dhe kolegu i tij Gjengis Bandula vazhdon paraqitjet e saj mbresëlënëse. Edhe pse konkuron me rivalë me një vitë më të mëdhenjë në moshë, skuadra në fjalë kryeson Kampionatin Rajonal të grupmoshës U-15 për futbollin amator.
Përballja e fundit e kësaj skuadre ishte ndaj ekipit të Murlanit, në një debi shkodran që u ndoq me shumë interesim nga tifozëritë e të dy palëve. Futbollistët e Akademisë Vllaznia ishin më superior në këtë ndeshje, gjë që e tregon edhe vetë rezultati që në përfundim të krejt ndeshjes ishte 4 me 0 në favor të Vllaznisë U-14.
Tre nga golat e Vllaznisë janë shënuar nga sulmuesi i talentuar, Emanues Vukaj, ndërkohë që goli tjetër mban firmën e Aiges Lekiqit. Për t’u theksuar është forma shumë e mirë që po tregon në këtë sezon Vukaj, i cili vazhdon të shënojë në çdo ndeshje për skuadrën e tij. Me tre golat e ndeshjes së fundit përballë Murlanit, Emanuel Vukaj mbërrin në kuotën e 30-të golave të shënuar në këtë kampionat. Një rekord më vete ky për futbollin e moshave, i cili edhe mund të pasurohet edhe më tej në ndeshjet në vazhdim.