Tuesday, November 26, 2024

Mbape fantastik, shënon në sekondat e fundit, PSG mund Realin 1-0

Lexo

Në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, PSG mundi 1-0 Real Madridin, falë golit në minutën e 94-të të lojtarit më të pritur, Kylian Mbappé. Garë njëkahëshe ajo e luajtur në Paris, me spanjollët që u mbajtën në këmbë nga një Courtois i madh. Portieri belg, pas dy super pritjeve ndaj Mbappes, arrin një kryevepër duke refuzuar penalltinë e Messit në minutën e 62-të, por nuk mund të bëjë asgjë për Mbappen në sulmin e fundit. Për Donnarumma nuk ka paradë. Ndeshja e kthimit, më 9 mars në Madrid.

Një mbrëmje jo për Mesin, që ia lanë skenën shokut të skuadrës franceze, padyshim më i miri në fushë. Numri 7 la shenjë me driblime dhe kërcime, duke gjetur goditjen e duhur në minutën e 94-të, në fund të një tjetër zbritje të suksesshme nga e majta.

Nga ana tjetër, Benzema dhe shokët e tij nuk arritën të ishin kurrë të rrezikshëm pranë Donnarumma-s, i cili u kthye në shtëpi me doreza të pastra. Arbitri Orsato iu desh të mbante temperamentin shumë të nxehtë duke tërhequr tetë kartonë të verdhë: dy prej tyre nuk do të lejojnë Casemiro dhe Mendy tashmë të paralajmëruar të marrin pjesë në ndeshjen e kthimit më 9 mars.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img