Në kuadër të zhvillimit të Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rritur në Tiranë, ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar një delegacion i zgjeruar i Federatës Europiane të Peshëngritjes i kryesuar nga vetë presidenti, Antonion Kolflitti. Delegacioni në fjalë zhvilloi një takim në zyrat e Federatës së Peshëngritjes u zhvillua një takim midis Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, zotit Fidel Ylli, Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Z. Elez Gjoza, Presidentit të Federatës Europiane të Peshëngritjes, Z. Antonio Conflitti, Sekretarit të Përgjithshëm të EËF, Z. Milan Mihajlovic dhe Shefit të Thesarit të EËF, Z. Astrit Hasani.
Të pranishëm në këtë takim ishte edhe Astrit Hasani, president i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës njëkohësisht shef i Thesarit të Federatës Europiane, si dhe Milan Mihajloviç, president i Federatës së Peshngritjes së Serbisë njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane.
Pas përfundimit të takimit, gjatë një prononcimi për mediat, presidenti i FEP, Konflitti, tha:” Ne vijmë nga familja europiane e peshëngritjes dhe ndihemi mirë kur shohim një bashkëpunim të tillë të federatave tona dhe Komitetit Olimpik si tek ju. Kampionati europian i të rriturve është aktiviteti ynë më i rëndësishëm i kontinentit dhe ky vit është i veçantë për ne pasi është 100 vjetori i këtij kampionati, pra është një vit jubile.”
Ndërkohë, për presidentin e Komitetit Olimoik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ne pasi në vizionin tonë është një sport elitar. “Ne kemi shumë kampion në këtë sport ashtu siç u vu re edhe në Uzbeksistan. Në këtë vit Tirana është kryeqyteti i të rinjve dhe është shumë e rëndësishme për ne dhe për mua që të sjellim sa më shumë të rinj të garojnë dhe të shohin ndryshimin në vendin tonë”, u shpreh ndër të tjera kreu i KOKSH Fidel Ylli.