Saturday, May 18, 2024

Emocionet e garës për president të FSHF-së, kandidati Starova beson në fitore

Lexo

Ndonëse ka jo pak polemika për zhvillimin e zgjedhjeve në FSHF, kandidatët për president të FSHF-së vijojnë fushatën e tyre për duke qënë të bindur se me datë 2 mars do të ketë zgjedhje.

Ish futbollisti dhe trajneri i suksesshëm, por edhe ish sekretari i FSHF-së, Sulejman Starova, është njëri nga kandidatët që do të garojë përkrah presidentit aktual Armand Dukës, si dhe komentatorit Dritan Shakohoxha.   nga dhe ditën e sotme në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka treguar platformën. Ai tha se në këtë garë futet për të fituar.

Starova u shpreh se duke parë konsumimin e Dukës, por edhe platformën e tij, ka besim se do të fitojë.

“Nuk jam çmendur që futem në garë. Kam hyrë për të fituar, ia kam dalë gjithmonë. Bazohem në platforma për të fituar. Duke parë konsumimin e Dukës dhe platformën që kam, mund të fitoj. Nëse duam, është momenti për ndryshim. Deri tani motori i makinerisë në futboll ecën me 100 km/orë. Pavarësisht ndërhyrjeve, Ferrari nuk e bëjmë dot.

Jam për një qeverisje të hapur dhe për ndërhyrje në statut. Të krijojmë Ligën. Të forcojmë Superioren, bashkë me Kategorinë e Parë. Të rregullojmë edhe pikën e statutit të zgjedhjeve. Jam për ndryshim. Jam për 3 delegatë. Njëkohësisht presidenti i Ligës Profesioniste, të jenë zv.presidenttë në FSHF. Të na bëhen dy femra në FSHF. Jam i lodhur me ligjet e sportit. Kemi vite që dëgjojmë ligj dhe spornsorizim dhe për 30 vite nuk është bërë asgjë. Për herë të parë duhet të tregojmë prioritetet e sporteve në Shqipëri. Kjo do të thotë bashkëpunim edhe me KOKSH. Futbolli është i pari, pastaj të tjerat.

Kushdo qeveri që do të vijë, të zbatojnë ligjin në parlament. 30 milionë euro nuk është asgjë për shtetin, pasi e kanë detyrim. Ta shikojmë Shqipërinë në Europian. Duhet që me vendim parlamenti, lënda e futbollit nga klasa e parë, ta marrin këtë lloj edukimi.”, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, kandati për president i FSHF-së,  Sulejman Starova, aktualisht drejtor teknik tek KF Teuta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img