Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Brdariç: Vlerësim maksimal Skënderbeut, kërkojnë fitoren

Lexo

Kartoni i verdhë i marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, i katërti për teknikun kuqeblu e ka penalizuar njëshin e pankinës shkodrane, Thomas Brdariç për të mos qënë në drejtimin e skuadrës kuqblu për ndeshjen e së premtes, Skënderbeu-Vllaznia. Në vendin e tij do të jetë kolegu i tij Elvis Plori, ndërkohë që mungojnë edhe dy titullarë, dy krahët e mbrojtes, Gurishta dhe Hakaj. Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç, e vlerëson ndeshjen e vështirë për beson se Vllaznia kthehet me fitore në Shkodër.

Profesor, këtë javë luani me vendin  e fundit në renditje, por kundërshtari do të luftojë fort për pikët e mbijetses.

Me Skënderbeun është një takim që e kemi vlerësuar maksimalisht. Ata janë një ekip që janë në vështirësi, kështu që do të luajmë shumë fort dhe ne do të kemi një organizim të mirë me top dhe pa top, në mënyrë që të mund të përballojmë Skënderbeun.

 Kartoni që morët ndaj Partizanit ju penalizon për të mos drejtuar ekipin ndaj Skënderbeut. Si e nejeni veten në aspektin emocional?

Më vjen keq për atë çfarë ndodhi në ndeshjen tjetër ndaj Partizanit. Sjellja ime duhet të jetë shumë më e mirë se sa ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Do të mbështes ekipin në mënyrën maksimale që do të kem nesër dhe do të jetë Elvis Plori,dhe gjërat do të jenë gjërat nën kontroll, por gjatë javës gjithsesi puna ka qenë e mirë. Lojtarët kanë qenë mjaft të përqendruar gjatë stërvitjeve dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.

Shumë kartona gjatë këtij sezoni në adresën tuaj.

Jam një njeri emocional. Ndonjë herë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi, ndonjë herë e bëj për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve, të cilët mendoj se me gjithë punën e vështirë që kanë, mendoj se ndonjë herë marrin vendime të ekzagjeruara ndaj nesh dhe na detyrohen disa shpjegime, kur japin për shembull sh një karton të verdhë shumë shpejt. Kur ne kërkojmë arsyetim për të diskutuar, ata na ndëshkojnë dhe ne kërkojmë më shumë nga puna e tyre.Duhet të japim jetën në fushë dhe ne besoj se e bëjmë këtë, por megjithatë në disa raste duhet të jemi pak më në kontroll të situatës. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për mua nuk ka rëndësi, sepse të gjithë bëjmë gabime dhe e rëndësishme është të mësojmë nga to. Kjo është një pikë kyçe. Më pas, ne jemi një ekip kompetitiv, që mundohemi të bëjmë dhe të marrim më të mirën gjithmonë nga vetja.

Gjatë këtij sezoni keni pasur shume ankesa per gjykimet

Unë mendoj se nuk ka rëndësi të flasim për vendimet e gjyqtarëve apo se sa pikë ato na kanë humbur. Më e rëndësishme, është të flasim që ne të jemi më të saktë përpara portës. Të finalizojmë më mirë. Në qoftë se, shënojmë mesatarisht mbi dy gola për ndeshje, atëherë, mund të pranojmë edhe ndonjë vendim të gabuar të gjyqtarëve dhe ne duhet të jemi të aftë të përmirësohemi, të zhvillohemi dhe të rritemi më tej.

Mungojnë dy krahët e mbrojtjes, Gurishta dhe Hakaj, problem për skuadrën?

Duhet t’i zëvendësojmë Gurishtën dhe Hakajn. Unë mendoj se mungesa e Gurishtës dhe Hakajt, nuk na dobëson, përkundrazi ne kemi një ekip të fortë dhe do mundohemi t’i zëvendësojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e kemi treguar edhe gjatë sezonit, që jemi një ekip i fortë. Më pas, e rëndësishme është që t’i shkaktojmë Skënderbeut humbjen e radhës dhe ne të marrim tre pikët, sepse kjo ka më shumë rëndësi.

Unë mendoj se kemi shumë lojtarë që janë të aftë të shënojnë dhe të krijojnë mundësi, por siç e kam thënë gjithmonë, baza fillon nga mbrojtja dhe në qoftë se, ne mbrojmë që të gjithë, duke filluar që nga sulmuesit kryesor, më pas edhe gjithë lojtarët e tjerë, atëherë, edhe mundësitë do të vijnë dhe ne do të jemi të aftë të finalizojmë, pastaj rëndësi ka edhe puna e madhe që ne do të bëjmë dhe gjithë tjerat me radhë.

 Krahas përqëndrimit për të marrë tre pikëshin në Korçë, patjetër që vemendja e juaj do të jetë edhe në duelin e rivalëve, Tirana-Laçi duke pritur një hap tjetër falls të kryesuesve.

Ne mund të presim që kundërshtarët të bëjnë ndonjë gabim, por ajo që është e rëndësishme dhe që ne jemi më të përqendruar, është te ndeshja jonë ndaj Skënderbeut dhe është më e rëndësishme që të fitojmë ne. Më pas, çfarë ndodh jashtë nesh, nuk ka shumë rëndësi. Ndeshja nesër ndaj Skënderbeut dhe asgjë më tepër.

Trofeun do të vijojmë ta synojmë, ne do të besojmë çdo gjë që është realiste, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është sfida e radhës dhe kanë ngelur shumë ndeshje në dispozicion. Ne besoj që jemi të aftë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kemi në dispozicion, por duhet t’i fitojmë ato dhe më pas të kemi mundësinë të ëndërrojmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img