Sunday, November 24, 2024

Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin para derbit me Tiranën

Lexo

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Para derbit me Tiranën (sot 19:45), Partizani ka marrë një gjobë me 50 mijë lekë të rinj, për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen e fituar 5-0 me Kukësin. Dënime edhe te Butrinti, ndërsa e pëson edhe trajneri i Pogradecit dhe vetë klubi liqenor.

Vendimet e plota:

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Lojtari i Iliria U-19, Uelti Sala, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Iliria U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  7. Lojtari i Football Republic U-19, Franc Rabeta, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Artur Magani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img