Friday, September 20, 2024

(Video)Ngjarje e rëndë në Meksik. Përleshje mes tifozëve në një ndeshje futbolli, 30 viktima dhe 100 të plagosur

Lexo

Ndeshja e futbollit, Queretaro-Atlas e vlefshme për Javën e nëntë të Ligës së Futbollit të Meksikës është shndërruar në një arenë përleshje mes tifozëve të të dy skuadrave. Ka qënë një gol i shënuar nga skuadra mysafire e Atlas që ka shërbyer për të hapur sherrin mes dy tifozërive, ku ato ultras vendas të njohur për agresivitetin e tyre edhe më herët kanë qënë më protagonist në këtë  sherr masiv që ka përfshirë mjediset e stadiumit, “La Corregidora”.

Në të tilla situata, ndeshja është ndërprerë, por bilanci i kësaj përleshje ka qënë tepër i rëndë. Sipas raportimit të medieve meksinave, edhe pse ndërhyrja e forcave të policisë ka qënë e menjëhershme, për vetë përmasat që ka marrë konflikti në fjalë kanë mbetur 30 viktima si dhe mbi 100 të plagosur, mes të cilëve pjesën më të madhe e përbëjnë fansat e ekipit mysafir, Atlas.

Nga sa bëhet e ditur, ngjarja e ndodhur në kampionatin meksikan ka marrë vemendjen e strukturave më të larta të futbollit botëror, ku krahas masave të ashpra ndëshkuese që pritet të merren ndaj Federatës së Futbollit të Meksikës, propozimet janë deri në atë pikë sa kërkohet që për Kupën e Botës 2026, Meksika të përjashtohet nga organizimi.

(Video)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img