Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Goglat për të përcaktuar dy sfidat e kësaj faze janë hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania” në orën 11:00 dhe Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi kanë mësuar skuadrat kundërshtare.
Kampionët në fuqi të Vllanzisë u kualifikuan duke mposhtur Flamurtarin, Teuta fitoi ndaj Skënderbeut, Partizani mundi Dinamon në derbi, ndërsa Laçi u kualifikua me penallti ndaj Engatias. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa nuk do të mungojë as prezenca e sistemit VAR.
Shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Partizani-Vllaznia
Teuta-Laçi