Vllaznia-Kamza Basket 87-83
(20-16, 24-27, 16-25, 27-15)
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka lënë pas Ligën Unike, ku në fakt objktivat kanë qenë thjesht për të respektuar kompeticionin dhe ndërkohë për të kolauduar skuadrën në konkurimin e Superligës së basketbollit shqiptar.
Dhe, rikthimi në Superligë ka qënë me ndeshjen përballë Kamzës, takim ky i luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe që konsiderohej një rival direkt për zonën e Play-Off-it.
Një ndeshje, e cila ka pasur luhatjet e veta me kryesimin e Vllaznisë, e cila është krysuese në fillim, kur fiton periodën e parë 20-16, por që më pas, edhe sipas pohimit të vetë trajnerit Fabian Gjuka aktivizon elementin e ri të stolit, gjë që i jep mundësi Kamzës së drejtuar nga trajneri shkodran, Eni Llazani, të fitojë periodën e dytë me rezultatin 27-27.
Avantazhi i krijuar në periodën e parë i jep mundësi Vllaznisë të ketë kryesimin e pjesës së parë me shifrat minimale, 44-43. Por, fitorja e periodës së tretë nga miqtë 16-25 e kalon avantazhin në anën e tyre 60-68.
Avantazhi i Kamza Basket vijon të jetë në fuqi edhe për shumë minuta të periodës së katërt, por më pas në skenë del Vllaznia, e cila duke i bërë një përmirësim të dukshëm të lojës përmbys gjithçka.
Koshat e njëpasnjëshëm të kuqebluve, ndër to edhe tre pikësha, duke pasur edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane, bëjnë që Vllaznia ta kthejë rezultatin në fitimin e saj, ku në përfundim të të gjithë ndeshjes shifrat janë 87 me 83 në favor të saj.
Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Fabian Gjuka, pranon se ishte ai që gaboi në ndryshimin e formacionit duke i dhënë mundësi Kamza Basket të marrë udhëheqjen e rezultatit, por ndërkohë premton se me këtë fitore Vllaznia dha sinjalet e një skuadre pretendente për titull.
Nga ana tjetër, shkodrani i pankinës së Kamza Baskat, Eni Llazani, mendon se skuadra e tij e pati mundësinë ta fitonte ndeshjen, por gjithësesi përgëzon Vllazninë për suksesin e arritur në këtë ndeshje, si dhe për ndryshimet pozitive që janë bërë në skuadër kohët e fundit, përshirë edhe në organizimin e presidencës.