Monday, November 25, 2024

“Loro Boriçi” me fat për krutanët. Kastrioti mund Teutën 1-0, shënon i zakonshmi Kaina

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi” duket se ka qënë me fat për krutanët, të cilët pasditen e sotme arritën të mundin Teutën kampione në fuqi. Për të marrë tre pikëshin shumë të rëndësishëm, krutanëve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga braziliani Kaina. Futbollist ky që në fakt është pronë e Vllaznisë, por për mungesë hapësire në pjesën e parë të kampionatit, u kalua si i huazuar tek Kastrioti në merkaton e janarit, aty ku po bën më të mirën e tij.

Prej disa ndeshjes Kaina është shndërruar në një goleador për krutanët, ku në 11 ndeshje të aktivizuara ka tundur plot 6 herë rrjeten kundërshtare. Kështu ka ndodhur edhe sot në stadiumin “Loro Boriçi” kur braziliani ndëshkoi skuadrën durrsake duke i dhënë tre pikë shumë të vleshme skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Kastrioti kap kuotën e 25 pikëve duke u pozicionuar në vendin e shtatë, që do të thotë se për momentin ka një vend komod larg rrezikut për rënien nga kategoria Superiore duke lënë poshtë Dinamon, Egnatian dhe Skënderbeun.

E ndërsa Kastrioti i gëzohet fitores, Teuta, me një fitore në katër ndeshjet e fundit, duket se stofi i skuadrës kampione në fuqi nuk ekziston më tek kjo skuadër. Titulli, madje as edhe Kupat e Europës tashmë janë larg për durrsakët duke i lënë të kënaqur me vendin e gjashtë me vetëm tre pikë më shumë se sa krutanët në renditje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img