Monday, November 25, 2024

Vllaznia e mbyll me titullin, ndërhyrje urgjente për të mos humbur Kupat e Europës

Lexo

Me humbjen e pësuar në shtëpi 1-2 me Tiranën kryesuese të kampionatit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të Javës së 25-të të Kategorisë Abissnet Superiore, Vllaznia i ka dhënë  fund ëndërrës së titullit. Nga Vllaznia e vendit të katërt me 39 pikë tek Tirana e vendit të parë me 56 pikë, diferenca me bardheblutë kryesues është në  17 pikë diferencë. Që do të thotë se pretendimet për titull nga ana e kuqebluve janë mbyllur përfundimisht. Madje, nëse gjërat nuk ndryshojnë për mirë, atëherë mund të rrezikohet edhe përfshirja në zonën Europiane.

Për mnomentin, kuqeblutë janë 3 pikë larg Kukësit të vendit të tretë, si dhe shtatë larg vendit të dytë që mbahet nga Laçi. Me këtë renditje, Vllaznia nuk e përfiton Europën përmes kampionatit. Ndaj, i duhet shumë punë duke filluar që javës së vjen, kur do të jetë mysafire në Rrozhinë, aty ku Egnatia frenoi Partizanin në nnë barazim 2-2.

Por, ndërkohë, kuqeblutë kanë edhe presionin e Partizanit nga poshtë, kur skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti është vetëm katër pikë poshtë Vllaznisë.

Përpos Kampionatit, Vllaznia ka edhe një tjetër mundësi për të shkuar në Europë. Bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë, ku për të marrë një bilete finaliste duhet kaluar Partizani me të cilin do të ndeshet dy herë në gjysëmfinale.

Në të tilla kushte, për të ndryshuar kur duhet një ndërhyrje urgjente në skuadër, ku gjermano-kroati i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç duhet të shkundë futbollistët e tij për të bërë kthesën e duhur, pse jo që nga takimi i kësaj fundjave ndaj skuadrës rrogozhinase që lufton për mbijetese.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img