Monday, November 25, 2024

Thomas Brdariç, nuk është më trajner i Vllaznisë!

Lexo

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori. Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!” 

Ky është njoftimi zyrtar që klubi kuqeblu ka shpërndarë pak minuta më parë në lidhje me largimin e trajnerit Brdariç nga drejtimi i skuadrës.

Vendimi në fjalë vjen dy ditë pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi, 1-2, me Tiranën, ndeshje kjo e cila është shoqëruar me shumë polemika pas përfundimit të saj.

Trajneri Brdariç nuk ishte dakord me pyetjet e gazetarëve në lidhje me përgjegjësinë që ai kishte në këtë humbje si dhe me mundësinë e lëkundjes së pozitave të tij në krye të kuqebluve, për të cilën braktisi edhe konferencen e shtypit.

Nga ana tjeter, i zhgënjyer nga humbja në fjalë, presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi tha se askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia duke paralajmëruar masa ndëshkimore.

Mesdita e sotme ka pasur takime të gjata mes palëve që kanë zgjatur deri vonë, derisa nga zyrat e KF Vllaznia doli lajmi zyrtar për ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.

Akoma nuk dihet, nëse është kërkesë për dorëheqje nga ana e trajnerit, apo një vendim i drejtuesve të presidencës për të larguar trajnerin. Një gjë e tillë pritet të mësohet saktësisht në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img