Friday, September 20, 2024

PSG mendon për Konten, kontaktet e para me trajnerin

Lexo

Trajneri italian mund të çlirohet nga Tottenham në fund të sezonit falë një klauzole

Paris Saint Germain dhe Antonio Conte, një “dasmë” që mund të bëhet në verë dhe kushtet janë të shkëlqyera. Parisienët duan të rifillojnë pas një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri italian kërkon një skuadër menjëherë konkurruese, të aftë për të fituar. Kështu ish-Juve dhe Inter mund të çlirohen nga Tottenham në verë, falë një klauzole, për të mund të zbarkojnë nën Kullën Eifel shumë kampionë.

Në Paris tashmë po flitet për kontaktet e para të nisura mes palëve, një sondazh që mund të bëhet gjithnjë e më i thelluar në ditët në vijim. Në anën e Conte-s, në fakt, ekziston gjithë vullneti për të dëgjuar projektin dhe për të bërë gati gjërat për t’u larguar nga Londra. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Spurs dhe mik i madh i trajnerit foli gjithashtu për këtë temë: “Conte tek PSG? Është një pyetje që duhet t’ia bëni atij, nuk mund të flas për një person tjetër, nuk është respekt të flasësh për të tjerët. Një person që ka punuar shumë mirë për 10 vjet tek Juventus dhe që gjithashtu dëshiron të punojë shumë mirë tek Tottenham, pasi ka ardhur këtu disa muaj më parë dhe është i etur për të hapur një cikël të rëndësishëm dhe fitues. Pastaj, për pjesën tjetër nuk di ndonjë gjë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img