Monday, November 25, 2024

Superliga ndryshon orar, java e 27-të zhvillohet në tre ditë

Lexo

Superliga shqiptare e futbollit prej një jave është pushim, pasi UEFA ka lejuar disa data të lira për skuadrat kombëtare që kanë angazhime zyrtare apo miqësore.

Klubeve të elitës në Shqipëri i ka bërë mirë pushimi, teksa lojtarët me problem fizike kanë dhënë shenja dhe janë kthyer në stërvitje. Tanimë java e 27 i ka datat e saj (jo përfundimtare), teksa elita do luajë në tre ditë.

Të shtunë në 2 prill, Dinamo luan me Egnatian dhe Kukësi me Tiranën, ndërsa oraret dhe stadiumet për këto sfida nuk janë vendosur ende. Të diel, Teuta luan me Skënderbeun në 16:45. Durrsakët pas tetë muajsh kthehen në “Niko Dovana” me fushë të re.

Të hënë në 4 prill, Vllaznia luan me Kastriotin, ndërsa Partizani me Laçin. Sfida të projektuara fillimisht në 17:45. Kjo nuk është ende agjenda përfundimtare, teksa në mesin e javë që vjen luhen edhe dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Superliga, java 27:

E shtunë, 2 prill 2022

Dinamo – Egnatia

Kukësi – Tirana

E diel, 3 prill 2022

16:45 Teuta – Skënderbeu

E hënë, 4 prill 2022

17:45 Vllaznia – Kastrioti

17:45 Partizani – Laçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img