Monday, November 25, 2024

E mërkura e gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Sot sfidat e kthimit, Laçi-Teuta dhe Vllaznia-Partizani

Lexo

Kupa e Shqipërisë, kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit shqiptar pas kampionatit, luan sot dy ndeshjet e kthimit të gjysëmfinaleve. Emocionet e këtyre përballjeve, i takojnë stadiumeve të Laçit dhe të Shkodrës, ku pas 90-të minutave, apo nëse nevojitet koha shtesë apo edhe penalltitë, do të mësohen dy skuadrat finaliste që presin më pas 31 majin për të shpallur fituesin e trofeut të këtij kompeticioni.

Finalisti i parë pritet të mësohet më herët, pasi sfida Laçi-Teuta starton në orën 14:45, ku edhe pse kurbinasit janë më të avantazhuar nga fitorja e ndeshjes së parë në “Niko Dovana”, 1-2, durrsakët mund të kenë rezervuar surpriza për të qënë ato në finalen e këtij kompeticioni.

Ndërkohë, më pas, e tërë vemendja do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi”, kur nga ora 17:45 nis supersfida, Vllaznia-Partizani. Një ndeshje, e cila pritet me shumë interes nga të dyja kampet përkatëse, të cilët duke qënë se në kampionat, janë jashtë zonës Europiane, kërkojnë shpëtimin e sezonit nga Kupa e Shqipërisë.

Vllaznia, e cila vjen si fituese e trofeut në fuqi, konsiderohet si favorite kryesore për kalimin e turit gjysëmfinal, jo vetëm se luan në shtëpi, por edhe për faktin se për këtë sfidë, tekniku Plori ka në dispozicion të gjithë kontigjentin e titullarëve kuqeblu.

Kualifikimin e kërkon edhe Partizani, i cili, për hirë të së vertetes në dy ndeshjet e fundit të kampionatit ka treguar rritje të ndjeshme në lojrat e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img