Friday, September 20, 2024

Ndërkombëtari, Juxhin Xhaja, drejton sot duelin e “Loro Boriçit”, Vllaznia-Partizani. Në VAR, ndërkombëtari tjetër, Enea Jorgji

Lexo

Shumë diskutime ka marrë vendosja e arbitrit për ndeshjen, Vllaznia-Partizani, takim që luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:45.

Problematika që ka shoqëruar dy kampet respektive në ndeshjet e mëparshme ka bërë dy nga gjyqtarët më të mirë të Shqipërisë me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji dhe Eldorian Hamitaj, të mos përfshihen në listën e kandidatëve për të drejtuar këtë duel. Kjo, për faktin se, i pari, Jorgji është kontestuar nga Partizani, si dhe i dyti, Hamitaj nga Vllaznia.

Përpos, këtyre argumenteve, kuqeblutë kanë deklaruar se nuk duan arbitër nga Tirana, gjë që i kanë qëndruar kësaj kërkese deri paraditen e sotme.

Pikërisht, sot, pas konsultimeve mes dy klubeve përkatëse, Vllaznisë dhe Partizanit, është arritur në marrëveshjen përkatëse që takimi të drejtohet nga ndërkombëtari i kategorisë së FIFA-s, Juxhin Xhaja, gjyqtar i kolegjimit të Tiranës.

Ndërkohë, në sistemin VAR do të jetë një tjetër ndërkombëtar i FIFA-s, pikërisht, elbasanasi Enea Jorgji, ai që miqësoren e luksit, Turqi-Itali, të cilën ai e drejtoi si kryesor, mori vlerësime shumë pozitive

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img