Monday, November 25, 2024

Superliga e volejbollit meshkuj. Vllaznia-Tirana, sot ora 18:00, gjysëmfinalja e dytë, në “Qazim Dervishi”

Lexo

Superliga e volejbollit për meshkuj luan sot aktin e dytë të ballafaqimeve gjysëmfinale të fazës finale Play-Off. Vllaznia dhe Tirana, do të përballen sot në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke nisur nga ora 18:00. Ndërkohë, po sot, në orën 19:00, në pallatin e sportit të Shijakut luhet gjysëmfinalja tjetër, Erzeni-Partizani.

Referuar takimeve të para të luajtura të martën, bardheblutë e Tiranës kanë dalë fitues në kryeqytet me rezultatin 3-0. Ndërsa, në çiftin tjepër, Partizani ka fituar në fushën e tij me rezultatin 3-1.

Tashmë, në duelet e sotme, dy ekipet pritëse, Vllaznia në Shkodër dhe Erzeni në Shijak, do të luftojnë për të dalë fitues, në mënyrë që dy ekipet finalist të përcaktohen me një ndeshje të tretë.

Sa i përket skuadrës shkodrane, e cila në krahasim me skuadrat e tjera të Superligës shqiptare, është e vetmja që luan me element bio, duke pasur një përbërje me të gjithë volejvollistë shkodranë, është përgatitur intensivisht për të ndalur Tiranën, e cila realisht në këtë sezon në aspektin organizativ, por edhe në përbërje, qëndron më lart se Vllaznia.

Megjithatë, bazuar në formën e mirë sportive që kuqeblutë kanë treguar në javët e fundit të kampionatit, trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, kanë besim se do të bëjmë më të mirën e tyre për të përmbysur Tiranën në ndeshjen e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img