Friday, May 17, 2024

Basket Meshkuj-Vllaznia mund Kamzën në transfertë me rezultat tre shifror, 79-100 dhe ngjitet në vendin e tretë

Lexo

Kamza-Vllaznia 79-100

Kamza Basket: Ëilliams(28), Thano(24), Hajradari(2), Alimani(6), Eldrige(17), Lluka(2), Gjoka. Trajner: Eni Llazani  

Vllaznia: Tomer(9), Rakaj(7), Dobbs(20), Shestani(16), Butler(16), Coper(15), Memçaj(17), Gjeçaj, Kruja. Trajner: Damian Bekteshi

Gjyqtarë: E. Koçi, O. Kasmi, K. Canaj

Komisionier: Ylli Hasani

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj i vlefshëm Kategorinë e Superligës ka luajtur ndeshjet e javës së 18-të. Javë në të cilën, Vllaznia ka regjistruar një fitore të rëndësishme. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Damian Bekteshi ka luajtur në transfertë me ekipin rival të Kamzës dhe në fund ka dalë fituese me rezultatin e thellë, 79-100.

Për të shkuar tek rezultati final, skuadra kuqeblu ka kryesuar në tre perioda me shifra bindëse, dhe ndonëse ka humbur të katërtën, rezultati përfundimtar ka qënë në favor të Vllaznisë me një diferencë prej 21 pikësh.

17-26, perioda e parë për Vllazninë, e cila fiton edhe të dytën  20-24 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 37-50. Edhe perioda e tretë mbyllet me fitoren e Vllaznisë 14- 26,  duke bërë që avantazhi pas periodës së tretë të shkojë në 51-76 me plus 25 pikë diferencë.

Shkëputja e ndjeshme në rezultat i jep mundësi trajnerit Bekteshi që të aktivizojë në periodën e katërt elementin e ri. Dhjetë minutësh ky që fitoret nga vendasit  me rezultatin 28-24, por pa mundur të frenojnë fitoren e merituar të Vllaznisë në fund të krejt ndeshjes, 79-100.

Fitorja në fjalë vlen shumë për Vllazninë, e cila këmben vendet në tabelë me Kamzën, duke u ngjitur në vendin e tretë me 27 pikë, ndërkohë që renditjen e kryeson Tirana me 30 pikë dhe Teuta me 29 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img