Monday, November 25, 2024

Volejboll Meshkuj- Ukraina në Botërorin e Polonisë dhe Sllovenisë. Zëvendëson Rusinë e përjashtuar nga organizatorët

Lexo

Ndonëse më herët nuk ishte kualifikuar për në finalet e Kampionatit Botëror, kombëtarja e Ukrainës në volejboll meshkuj, është miratuar Federata Botërore e Volejbollit që ajo të jetë pjesë e këtij botërori.

Kampionati Botëror i volejbollit për meshkuj, do të zhvillohet më 26 gusht deri më 11 shtator 2022, në Poloni e Slloveni. Organizata kryesore e volejbollit botëror më parë në mars ia kishte hequr të drejtën e zhvillimit të këtij Botërori, Rusisë, kjo për shkak të luftës dhe pushtimit që i ka bërë Ukrainës.

Madje ekipi i Ukrainës është ftuar për të zëvendësuar Rusinë, që është përjashtuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar në sport, ndonëse më parë kjo kombëtare nuk ishte kualifikuar për në Botëror, ndërsa në renditje ishte e 23-ta.

Në një komunikim zyrtar të premten, Federata Botërore e Volejbollit ka saktësuar se përveç këtyre vendeve kishte dhe të tjera që mund të merrnin përsipër organizimin e Botërorit të Meshkujve. Kampione e Botës në fuqi në volejboll për meshkuj është Polonia, që në 2018-ën në finale mundi Brazilin 3-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img