Sunday, November 24, 2024

Liga e Kampioneve/Spektakël në Etihad, Mançester Siti-Real, 4-3

Lexo

Mançester Siti-Real i Madridit, ishte sfida e parë  gjysmëfinaleve e Ligës së Kampioneve të Europës në futboll, takim ky i luajtur mbrëmjen së martës në Etihad Stadium të Anglisë. Një përballje kjo që prodhoi 7 gola, 4 në portën e Realit dhe 3 të Mançester Sitit, duke dhuruar spektakël në fushën e lojës

Takimi ka filluar mjaft mirë për vendasit, duke shënuar dy herë brenda 11 minutave të para. Kevin De Bryjne i ka kaluar vendasit në epërsi pas vetëm dy minutash lojë, me një goditje të zgjuar me kokë. 9 minuta më pas, është Gabriel Zhezus që shfrytëzon sërish gabimin e qendërmbrojtësve të Realit, duke dyfishuar epërsinë e Mançester Sitit.

Vendasit do të vijojnë të mbizotërojnë në lojë dhe do të shpërdorojnë më pas të paktën dy raste të mira për shënim dhe do të ndëshkohen për këtë në minutën e 33-të, kur Karim Benzema do të shkurtojë shifrat për miqtë, duke realizuar golin e parë të Realit. Me shifrat 2-1 në favor të Mançester Sitit do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të ketë të njëjtën tablo, me vendasit që do të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, me anë të Fil Fodenit.

Por madrilenët do të reagojnë menjëherë duke gjetur, brenda dy minutave, golin e dytë, me autor Vinicius Zhunjorin. Sidoqoftë, skuadra vendase do të vijojë të mbizotërojë lojën dhe të ndërtojë raste për shënim dhe në minutën e 74-t, është Bernardo Silva që përfiton nga pasimi i Zinçenkos dhe e përcjell topin në rrjetë për golin e 4-t të Mançester Sitit. Por, 8 minuta para fundit Reali i Madridit do të fitojë një 11-metërsh, pas një prekjeje të topit me dorë brenda zone nga lojtarët e skuadrës angleze dhe Karim Benzema do të ruajë qetësinë, duke ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer goditjen nga pika e bardhë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img