Partizani fiton derbin e kryeqytetit duke mundur Dinamon me rezultatin 3 me 1, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit për llogari të javës së 31-të të Abissnet Superiotre.
Një fitore kjo shumë e rëndësishme për skuadrën e Dritan Mehmetit, e cila merr vlerë edhe për faktin se që nga minuta e 35-të, skuadra luajti me një futbollist më pak, pasi gjyqtari Cjapi largoi nga fusha me të dy të verdha Matandën.
Një fitore kjo që e çon Partizanin prkohësisht në vendin e tretë, dhe në të njëjtën kohë i jep një bonus trajnerit Dritan Mehmeti. Themi kështu, sepse po ditën e sotme, mediatikisht u fol shumë që drejtimin e Partizanit do ta merrte ish trajneri Vllaznisë, Thomas Brdariç, por deklarata publike e pak minutave më parë nga ana e presidentit Gaz Demi, ka shuar çdo dyshim duke konfirmuar në detyrë Mehmetin.
Golat për Partizanin janë shënuar nga Stenio Zhunjor në minutën e 26-të, si dhe Cara dopietë, 30-të dhe 91-të. Për blutë dinamovitë, goli i vetëm është shënuar në minutën e 35-të me anë të kapitenit Ibrahimi.
Fitore me aromë Europe, për Partizanin që shkon në kuotën e 46-të pikëve. Dhe, nga ana tjetër, humbje me faturë zbritje nga kategorie për Dinamon, që duke mbetur e parafundit me 23 pikë, e cila edhe pse matematikisht, akoma nuk e ka firmosur rënien në të parën, realisht është krejt e pashpresë për të qëndruar në Superiore.