Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Vllaznia shkatërron Kinostudion 0-13 në transfertë dhe siguron titullin e 9-të kampion. 9 gola për Megi Doçin në këtë ndeshje

Lexo

Kinostudio-Vllaznia  0-13

(Shënues: Doçi  16’, 22’, 24’, 44’ 45’, 49, 51, 53’, 62, Zarka 26’, Lufo 31’, Borçi 76’, Kodra 87’)

Kinostudio: Fejza, Miha, Berisha, Xhabafti, Kuim, Baftia, Lulaj, Koxha, Kadiolli, Tore, Doçe. Trajner: Gëzim Gjonpalaj

Vllaznia: Raxhimi(Synaj 49’). Vuksani, Lufo, Zarka,(Ndoci 42’), Doçi, Piranaj, Franja, Gjini, Gjergji(Borçi 71’), Vrucaj(Aliaj 42’), Kodra. Trajner: Nikolin Leka

Gjyqtarë: D. Lekgegaj, B. Halilaj, P. Shyle, F. Hysaj(Tiranë)

Delegat: Fatmir Shkupi(Durrës)

Vllaznia e Shkodrës në futboll për femra është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin futbollistik, 2021-2022. Një gjë e tillë është arritur pas fitores së ndeshjes së prapambetur në transfertë me Kinostudion, të cilën e ka fituar me rezultatin tenistik, 0 me 13.

Ndeshja e luajtur në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare në Kamzë, ka qënë e tëra nën diktatin e Vllaznisë, ose më mirë duhet thënë të Megi Doçit, e cila ka tundur 9-të herë rrjetër e portjeres Fejza të Kinostudios. Ndërkohë, katër golat e tjerë kanë për autore, Zarken, Lufon, Borçin dhe Kodrën.

Kaq është dashur, që Vllaznia me këtë tre pikësh, edhe pse ka edhe një javë kampionat për t’u luajtur, është matematikisht kampione e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Kjo, për faktin se skuadra e cila e ndjek në vend të dytë, Apolonia e Fierit, është në distancë prej 8 pikësh me kuqeblutë, gjë që automakisht e shpallë Vllazninë kampione të Shqipërisë.

Një sukses ky i merituar i krejt ekipit të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, dhe padyshim edhe nga mbështetja, menaxhimi dhe mirëadministrimi që presidenti Lazër Matija i bën këtij klubi, që me titullin e sivjetëm koleksionon të nëntin trofe të titullit kampion radhazi.

Festa zyrtare e titullit kampion do të jetë mesjavën e ardhshme në Shkodër, atëherë kur Vllaznia do të ndeshet për javën e fundit të kampionatit me Skënderbeun e Korçës. Por, për Vllazninë nuk do të ketë pushim, pasi përgatitjet tashmë do të jenë të pëqëndruara për Ligën e Kampioneve të Europës, aty ku skuadra kuqeblu merr pjesë sistematikisht çdo vit në këtë kompeticion, prej të cilit përfiton shuma të majme financiare.

Konkretisht, përpos shpërblimit që akordon Federata Shqiptare e Futbollit për ekipin kampion, vetëm për përfaqësimin në turin e parë të Champions League, Vllaznia pritet të përfitojë shumë prej 20 mijë Euro, ndërkohë duke kaluar në turin tjetër, atë të 32 skuadrave më të mira, ku Vllaznia e përsërit për çdo edicion, shifrat janë edhe shumë më të madhe, duke shkuar në shumën prej 70 mijë Eurosh.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img