Friday, March 29, 2024

Rivaliteti, Xhanmarko Tamberi dhe Mutaz Esa Barshim për medaljen e artë në kërcim së larti:Jo më barazim, por vendoset me një kërcim shtesë!

Lexo

Ka ndodhur vetëm një herë më parë, por nuk do të ndodhë më. Xhanmarko Tamberi dhe Mutaz Esa Barshim thonë se nuk do ta ndajnë medaljen e artë të kërcimit së larti, nëse barazohen sërish në një garë të madhe. Të dy sportistët nuk arritën ta mposhtin njëri-tjetrin në Lojërat e vitit të kaluar në Tokio dhe përfundimisht ranë dakord të ndajnë titullin e kampionit olimpik pasi të dy kaluan lartësinë 2.37 metra. Italiani Tamberi deklaroi se ata do të shkonin në një duel shtesë nëse do të barazoheshin sërish në një garë të ardhshme.

“Ne kemi folur tashmë për këtë, nuk do të ndodhë më,” tha ai. Atleti nga Katari, Barshim, pyeti gjyqtarët e garës nëse të dy mund të ndajnë medaljen e artë pas një gare dyorëshe në Tokio, duke marrë një përgjigje pozitive. Barshimi është “kampion bote” në këtë disiplinë, ndërsa Tamberi fitoi titullin e Diamond Ligën në vitin 2021.

Duke folur para takimit hapës të këtij viti në Diamond Ligë të premten në Doha, Tamberi, me Barshimin e ulur pranë tij, tha: “Unë për vete nuk do të kthehem kurrë në të kaluarën dhe ndryshoj atë që kemi bërë. Ne do të kujtohemi përgjithmonë si vëllezër dhe miq. Të dy fituam sepse të dy e meritonim atë medalje të artë. Kur na pyesin “a do ta ndani përsëri?”, në përgjigjemi “Jo”, sepse e kemi bërë një herë. Do shikojmë njëri-tjetrin, do t’i themi “OK”, lë të shkojmë në një kërcim shtesë derisa të fitojë njëri prej nesh.

Nuk do ta ndryshoj kurrë të shkuarën edhe sikur te me paguajnë apo të më garantonin që do të isha unë ai që do ta fitojë atë medalje të artë, do ta ndaja prapëseprapë me të, sepse e di që ai e meriton dhe e di që unë e meritoj”, – ka përfunduar Tambieri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img