Fabrizio Bucci ka treguar për mediat italiane se si kryeqyteti shqiptar po përgatitet për finalen e Conference League
“Mendoj se është shumë e vështirë, UEFA ka dorëzuar një pjesë të biletave te Roma, një pjesë te Feyenoord dhe pjesa tjetër është shitur online me një sistem shumë kompleks. Këtu nuk ka bileta, fatkeqësisht stadiumi është i vogël, mendoj se është pothuajse e pamundur të gjeni këtu”. Kështu deklaroi Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Tiranë, i cili foli për Retesport për të treguar sesi kryeqyteti shqiptar po përgatitet për finalen e Conference League që do të shohë Romën si protagoniste më 25 maj.
Për organizimin e finales ai shtoi: “Stadiumi dhe në fakt edhe qyteti janë ndarë në dy zona për të pritur tifozët e Romës në jug, ndërsa në veri tifozët e Feyenoord. Në jug të stadiumit është një park i bukur publik dhe tifozët e Romës do të mblidhen atje, me një zonë tifozësh dhe ekrane gjigante për të ndjekur ndeshjen, veçanërisht për ata që do të vijnë këtu pa biletë”.
“Tifozët holandezë do të vendosen pranë sheshit kryesor të Tiranës. Tifozët do të mbërrijnë në stadium nga dy anët e kundërta të qytetit, me korridore të organizuara dhe të shoqëruara nga policia, për të shmangur kontaktin mes tyre. Do të ketë një zonë të tretë në Piazza ku do të ketë ekrane të mëdha dhe do të jetë një zonë neutrale. Këshilla që mund t’u jap tifozëve të Romës është të shkojnë në zonën e dedikuar për ngjyrat verdhekuq”.