Friday, April 26, 2024

Basket Meshkuj-Nesër, ora 19:00, finalja e dytë, Vllaznia-Teuta. Kuqeblutë kërkojnë fitoren e parë në Play Off. Vllaznia Ultras, gati të “ndezin” atmosferën

Lexo

Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës pret mbrëmjen e së mërkurës finalen e dytë të basketbollit për meshkuj në fazën Play Off.

Në orën 19:00 në parket do të zbresin Vllaznia vendase dhe Teuta mysafire. Sfida e  parë finale e luajtur të shtunën e kaluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, është fituar nga durrsakët me rezultatin 86-68.

Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, e cila për shtatë javë me ardhë bëri shumë mirë duke i fituar të gjitha ndeshjet, është tejet e karikuar për të kjaluar me sukses këtë finale të dytë, që nëse do të ndodhë kështu, atëherë numri i fitoreve do të barazohej në 1-1.

Kuqeblutë kanë avantazhin sepse do të kenë mbështetjen e madhe të tifozërisë shkodrane, e cila, sidomos pas marrjes së drejtimit të skuadrës nga trajneri Damian Bekteshi, janë rikthyer bindshëm në shkallët e pallatit të sportit. Krahas tifozërisë gjithëpërfshirëse, ato që e ndezin atmosferën, janë pjesëtarët e grupimit “Vllaznit Ultras”, të cilët në ndeshjet e fundit kanë qënë faktor përcaktues në arritjeët e rezultateve pozitive.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe në kampin durrsakt janë shprehur entuziastë për një fitore të dytë në Shkodër.  Në këtë mënyrë, kur dy skuadra luajnë për fitore, atëherë spektakli është i garantuar. Kujtojmë, se në bazë të rregullores, për të shpallur ekipin kampion, duhet që ai të ketë realizuar tre fitore.

Durrsakët, kanë hedhur hapin e parë teksa kanë fituar në ndeshjen e parë, dhe nëse fitojnë edhe në Shkodër, atëherë, ato do të kërkojnë ta mbyllin në ndeshjen e tretë që do të luhet sërishmi në “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Dhe, nëse takimin e dytë të mbrëmjes së mërkurë do ta fitojnë kuqeblutë, atëherë patjetër që do të kemi një maratonë ballafaqimesh, ndoshta për tu luajtur të pesë ndeshjet derisa njërë prej finalisteve të realizojë fitoren e tretë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img