Monday, November 25, 2024

Francesco Totti në Tiranë për të ndjekur Romën e tij në finale kundër Feyenoordit

Lexo

Francesco Totti, një nga figurat më të spikatura në vite për klubin e Romës, vazhdon të jetë në qëndër të vemendjes të opinionit sportiv.  Ish-kapiteni i verdhekuqve në edicionin e 29-të të “World Stars Football Match”, nuk ndalet për asnjë moment. Të hënën ishte në San Siro për ndeshjen e bamirësisë të organizuar nga Eto’o, sot në Monako për një event me kombëtaren dhe sot do të jetë në Tiranë për finalen e Conferene League ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Mbrëmjen e djeshme, ish-kapiteni i verdhekuqve ishte protagonist në edicionin e 29-të të “Ëorld Stars Football Match” në prag të GP F1 në Monako më 29 maj.

Të gjitha të ardhurat nga loja do t’i dhurohen Fondacionit Star Team for the Children. Totti nuk luajti sepse ka pësuar një dëmtim të vogël në ndeshjen e djeshme, por nesër do të fluturojë drejt Tiranës për të bërë tifo për ekipin e tij në finalen e Conference League.

“Jam i tensionuar për Tiranën, do të kisha dashur ta luaja, të gjithë do ta bënin, më pëlqen ta bëj – deklaroi Totti për Sky -. Pilotët? Më në fund i shoh live, nëse dinë të lëvizin në drejtkëndëshin e gjelbër. Unë jam një tifoz i madh i Ferrarit, shpresoj që ky të jetë i duhuri. Këshilla për Leclerc dhe Sainz? Ata dinë të lëvizin”, u shpre Totti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img