Friday, December 27, 2024

Liga e Kombeve-Kosova e nis me fitore edicionin e ri, mund Qipron 2-0

Lexo

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët e kanë mposhtur Qipron, me rezultat 2:0, të enjten në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C. Pjesa e parë e ndeshjes nuk ishte më e zbehtë, ku të përzgjedhurit e Alain Giresse arritën të kërcënojnë portën vendase vetëm në minutën e 45-të përmes Edon Zhegrovës. Megjithatë, në pjesën e dytë futbollistët e Kosovës u shfaqën shumë më këmbëngulës dhe krijuan raste të njëpasnjëshme. Ishte minuta e 65-të kur Valon Berisha me një gjuajtje të saktë jashtë 16 metërshit i zhbllokoi shifrat. Ky gol erdhi pas asistimit të Vedat Muriqit, por merita të mëdha kishte edhe Edon Zhegrova, i cili depërtoi në zonë nga krahu i djathtë. As pas këtij goli Dardanët nuk u ndalën dhe arritën që në minutën e 78-të të gjejnë edhe golin e qetësisë. Realizator i golit ishte Edon Zhegrova pas asistimit të Florian Loshajt. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën kundër Greqisë, një rivale dukshëm më cilësore se sa Qipro, por në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img