Tuesday, November 26, 2024

Shënoi ndaj Izraelit, por Broja është shumë i mërzitur me humbjen në shtëpi 1-2

Lexo

“Nuk i përballova mirë minutat, sepse nuk fituam ndeshjen. Nuk ka rëndësi vetëm goli për sulmuesin, humbja është më e madhe për mendimin tim. Duhet të fokusohemi si grup. Duhet të jemi të përqendruar dhe të fitojmë ndeshjen.

Taktikat i zgjedh trajneri. Na duheshe një gol, ndaj trajneri ndryshoi. Nuk mundëm të shënomi. Trajneri provoi diçka. Mendimi i trajnerit, unë skam çfarë them.

Futbolli luhet me pasa, kur jam në fushë, shikoj ku janë hapësirat. Kërkoja hapësira për t’u futur. Duhet ta provojmë. Lojtari bëhet i madh kur bën gabime dhe vazhdon. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ishim më aktiv, në pjesën e dytë ishim më mbrapa dhe pësuam 2 gola dhe e humbëm ndeshjen. Ky ishte rezultati në fushë”, u shpreh Broja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img