Tuesday, November 26, 2024

Presidenti Halili, 120 mijë euro për kualifikimin. Tirana-Dudelange, sot ora 20:00 në “Air Albania”

Lexo

120 mijë euro ka vendosur presidenti i Tiranës, Refik Halili për kualifikimin e skuadrës bardheblu në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Një shifër kjo e majme, e cila pritet të motivojë edhe më tepër futbollistët për të kaluar turin.

Tirana e drejtuar nga Orges Shehi, u mund në ndeshjen e parë të luajtur në transfertë me rezultatin 1-0. Por, më tepër sesa humbja për stafin teknik ishte jo pak problem forma sportive jo e mirë e prezantuar në fushën e lojës, kryesisht nga disa titullarë me peshë  të formacionit bardheblu. e treguar, larg asaj që jemi mësuar të shikojmë gjatë sezonit.

Megjithatë, ditët në dispozicion nga ndeshja e parë deri më sot janë shfrytëzuar maksimalisht nga skuadra, e cila për ballafaqimin e mbrëmjes së sotme në “Air Albania” duket tejet e motivuar për të fituar dhe siguruar kualifikimin.

“Kemi një panoramë më të qartë. Gjatë kësaj jave kemi parë ndeshjen në detaje, jemi më të qartë se çfarë duhet të bëjmë, lojtarët janë më të mirëorientuar. Gjendja është e mirë, Seferi ka shqetësime nga dëmtimi që pësoi atje, por është stërvitur me skuadrën. Mungesa e Limajt dihet, është e vetmja për nesër. Do të mundohemi ta zëvendësojmë, gjithmonë në bazë të situatave dhe kundërshtarit. Ajo që dimë tani për Dudelange është më e thelluar, por nesër do jemi aty ku duhet. Kundërshtari ka nivel dhe cilësi, por nesër do të jetë ndryshe. Luajmë në shtëpinë tonë dhe skuadra do të shfaqet ashtu siç ka bërë gjithmonë, sidomos kur kemi luajtur në ‘Air Albania’ gjatë kampionatit. Kemi përgatitur çdo gjë, strategjinë se si do të dalim para portës, shpresojmë të shënojmë dhe të marrim mundin. Pas një kampionati të suksesshëm si ai i vjetshmi, po kërkojmë të ruajmë grupin. Largimi i kapitenit tonë nuk ka të bëjëm me neglizhencë, është për një eksperiencë të tijën jashtë. Sigurisht që duam përforcime, akoma nuk kemi gjetur lojtarët e duhur. Sigurisht që duhet kohë, sepse 2 apo 3 lojtarë që duam, duhet të jenë cilësorë. Nuk duhet të bëhemi me dhimbje koke kur mungon njëri apo tjetri”, është shprehur ndër të tjera tekniku Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img