Trajneri i kombëtares shqiptare, Zef Gjoni i ka dhënë fund përgatitjeve për pjesëmarrjen e boksierëve tanë në Turneun e Boksit Profesionist, aktivitet që zhvillohet nesër ora 19:00, në sheshin para Bashkisë Shkodër.
Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa të ekipit Vllaznia dhe Alban Barmeta i Tiranës janë treshja që do të ngjitet në ring për duelet e boksit profesionist, ndërkohë që aktiviteti fillon me tre ndeshje të tjera në nivelit amator.
I pari nga treshja e profesionistëve do të boksojë kampioni i Vllaznisë, Arjon Kajoshi, 4 her kampion kombëtar, fitues i disa turneve Brenda dhe jashtë vendit, me 3 ndeshje profesioniste të 3 të fituara, i cili do të ketë përballë rivalin e tij nga Bosnja, Miladin Vranjes.
Në CV-të e dy boksierëve, Arjon Kajoshi figuron 4 herë kampion kombëtar, fitues i disa turneve brenda dhe jashtë vendit, me 3 ndeshje profesioniste të 3 të fituara. Ndërkohë, kundërshtari i tij boshnjak, Miladin Vranjes, është kampion i Bosnjes si dhe boksieri me teknik i vitit 2020 ne kampionatin e bosnjes, ku në boksin profesionist ka 4 ndeshje me rezultate të mira.
Ja duelet e tre ndeshjeve profesioniste në ringun e hapur të Shkodrës:
- Pesha 75 kg. Arjon Kajoshi(Shqipëri)-Miladin Vranjes(Bosnje)
- Pesha 80 kg. Alban Barmeta(Shqipëri)-Nikolas Paniç(Bosnje)
- Pesha +91 kg. Nelson Hysa(Shqipëri)- Drazan Janjaniç(Bosnje)
(Video) Prononcimi i boksierit shkodran Arjon Kajoshi në prag të Turneut Profesionist-Shkodër, nesër ora 20:00