Saturday, April 20, 2024

Të interesuarit për të ndjekur në stadium ndeshjen, Universitatea Craiova-Vllaznia, duhet të kontaktojnë me klubin kuqeblu

Lexo

Për sfidën e dytë të turit të dytë të Conferencë League, në mes Universitatea Craiova-Vllaznia, ka një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila sipas informacioneve të momentit,ka organizime të ndryshme për të udhëtuar drejt Craiovës.

Por, ajo që të paktën vihet re deri më tash, ka të bëjë me moskordinimin si duhet për sigurimin e biletave për ta ndjekur ndeshjen live në stadium.

Për këtë, është KF Vllaznia që merr përsipër për t’i ardhur në ndihmë tifozëve kuqeblu. Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit kuqeblu.

“Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë tifozëve të Vllaznisë që duan të udhëtojnë drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën tonë në ndeshjen e kthimit ndaj Universitatea Craiova, ju lutemi që të kontaktoni në adresën e emailit info@vllaznia.al ose në numrin e telefonit +355697052564 në mënyrë që t’u rezervojmë biletat dhe të mos kenë probleme në organizim. Ju bëjmë me dije se organizatorët e ndeshjes kanë vënë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë Sektorin 18 të stadiumit të tyre (siç shikohet edhe në foton ilustruese) dhe çmimi i biletës në këtë sektor është 15 lei (afërsisht 3 euro).”, shkruhet në postimin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img