Tuesday, November 26, 2024

Zyrtare-Edmond Doçi dhe Gilman Lika, emërohen në krye të ekipeve të Akademisë Vllaznia, U-19 dhe U-17

Lexo

Sezoni i ri futbollistik 2022-2023 sjell ndryshime në stafet drejtuese të skuadrave të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Bëhet falë për dy ekipet e elitës së Akademisë, U-19 dhe U-17, ekipe këto që luajnë në kampionatet kombëtare të kategorisë Superiore.

Burime zyrtare pranë KF Vllaznia, bëjnë të ditur për Veriu Sport se dy ish futbollistët shkodranë, Edmond Doçi dhe Gilman Lika janë emëruar që të drejtojnë respektivisht ekipet U-19 dhe U-17.

I pari, Edmond Doçi është në vazhdimësi të kontributit të tij në radhët e Akademisë Vllaznia, ku fillimisht me ekipin U-15 dhe më pas me U-17 spikati për punën e tij shumë të mirë. Madje, me këtë të fundit, Doçi arriti kulmin e suksesit duke arritur të fitojë dy trofetë e sezonit, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë, për Gilman Likën, mund të thuhet se është një detyrë e re për të. Pasi qëndroi deri vonë në futbollin e luajtur, Lika e nisi profesionin e bukur të trajnerit vitin e kaluar me Akademinë Basania FC, ndërkohë që paralelisht punoi me  një sektor të ri, atë të përgatitjes individuale të elementit të ri. Emërimi tashmë, në krye të skuadrës së Akademisë Vllaznia U-17, është shkalla më e lartë e deritanishme për Gilman Likën në detyrën e trajnerit të futbollit.

Nga sa bëhet e ditur, dy trajnerët përkatës do të vijojnë të kenë përkrah në rolin e zv.trajnerit ato që kanë qënë edhe sezonin e kaluar në skuadrat përkatëse. Që do të thotë, në ekipin U-19, postin e zv.trajnerit do të vijojë ta ketë Malvin Macerovi, ndërsa në ekipin U-17, zv.trajner do të vijojë të jetë, Denis Zmijani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img