Saturday, November 23, 2024

Futboll-Kategoria e parë, mbyllen ndeshjet e javës së 7-të, Dinamo mund Besëlidhjen 2:0 dhe merr kryesimin e grupit A

Lexo

Me dy sfidat e luajtura pasditen e së hënës, Dinamo-Besëlidhja dhe Oriku-Partizani janë mbyllur ndeshjet e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së parë për grupin A. Në çiftin Dinamo-Besëlidhja që luhej për kreun e renditjes, me dy golat e shënuar nga Da Silva 16′ dhe Xhixhua 90’+1, blutë kanë fituar me rezultatin 2 me 0 duke marrë edhe kryesimin e këtij grupi me 16 pikë të grumbulluara duke spostuar kështu nga vendi i parë Burrelin, i cili një ditë më parë gaboi duke lënë dy pikë në transfertë me atë barazim 1 me 1 ndaj Erzenit.  Ndërkohë, çifti tjetër, Oriku-Partizani luhej për fatet e mbijetesës në kategorinë e parë ku Partizani fitoi me golat e shënuar nga shkodrani Marinaj në të 49-tën dhe Ahmetaj në të 75-tën. Kjo fitore e të kuqve e ngre Partizanin në vendin e pestë me 7 pikë duke lënë prapa  Orikun me 6, si dhe Veleçikun dhe Vorën me nga 4 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img