Fitorja e ndeshjes së javës së shtatë në shtëpi ndaj rivales direkte Vora ka dhënë shenjat e një kthese të mundshme për Veleçikun, skuadër e cila që nga starti i kampionatit dhe deri në këtë javë renditej e fundit në tabelën e klasikimit. Ndërkohë, që tre pikëshi I marrë nga skuadrës së Vorës ka bërë që vendet në tabelë të ndërrohen pikërisht me këtë skuadër. Duke folur pas ndeshjes me Vorën për Veriu Sport, trajneri Ardit Rrrustemaj dhe kapiteni Besart Çokaj, ato shprehet optimist për rezultate më të mira në vazhdim dhe njëkohësisht premtojnë mbijetesën e Veleçikut në kategorinë e parë.
Trajneri Ardit Rrrustemaj
“Janë ndeshje shumë të vështira me një kundërshtar direkt, këto përherë janë situata të papritura. Këto rival kemi ne si Shijakun, Orikumin, Partizanin, skuadra këto do të luftojnë për të mbijetuar. Diferenca mes ekipive është shumë e ngushtë, sidomos me ekipet që kemi si objektiv mbijetesën. Kush gabon më pak arrin të përfitojë nga kundërshtari.”, shprehet fillimisht tekniku Rrustenaj.
E ardhmja e Veleçikut? “Objektivi jonë kryesor për këtë sezon është mbijetesa, pastaj do e shohim.”, thekson Rrustemaj.
Ndeshja e ardhshme me Partizanin B në transfertë? “Çdo ndeshje për ne është luftë. Me Partizanin shkojmë për të marrë pikë. Është një kundërshtar direkt. Objektivi jonë është ta ndalojmë dhe t’i marrim pikë.”, thotë trajneri koplikas.
Merkato e Janarit? “Idea është që të afrojmë një sulmues dhe një lojtar mesatar në ekip.”, përfundon trajneri Rrustemaj.
Kapiteni i Veleçikut Besart Çokaj
“Ishte një tre pikësh më shumë vlerë për ekipin tonë. Hymë në fushë për këtë rezultat dhe ia arritëm qëllimit. Një fillim jo i mirë për Veleçikun në kampionat, por kthesa mendoj se vjen nga kjo ndeshje që fituam me Vorën. Shpresojmë shumë, pasi edhe ndeshjet e para ishin shumë të vështira për ne. Kemi shumë punë dhe shpresoj që shpejt të rikthehen edhe të dëmtuarit dhe besoj që do ia dalim.”, thotë kapiteni Çokaj.
Më pas, duke folur për ndeshjen e radhës, mbajtësi iI shiritit tek koplikasit, Besart Çokaj thotë se Veleçiku udhëton për të marrë pike në kryeqytet ndaj Partizanit B. Ndërsa, në lidhje me objektivin e ekipit, Çokaj thotë se “Mbijetesa është qëllimi i ekipit dhe besoj që do ia dalim me kualitetin që kemi në skuadër.”
Gaspër MARKU