Monday, November 25, 2024

(Video-Intervista) Ish futbollisti dhe ish trajneri kuqeblu që jeton në Australi, Ervis Kraja, analizon me sy kritik, humbjen e Vllaznisë me Erzenin

Lexo

Ndeshjen Erzeni-Vllaznia, luajtur të shtunën e kaluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit e ka ndjekur prej së afërmi edhe ish futbollisti i Vllaznisë Ervis Kraja, i cili në vijim ka provuar të drejtojë Vllazninë B, dhe për pak kohë edhe ekipin e parë. I zhvendosur në Australi ku jeton prej tre vitesh me familjen e tij, Kraja e priti me shumë emocion nisjen e kampionatit me dëshirën për të parë Vllazninë e tij fituese të kësaj ndeshje, por siç thotë edhe ai, u zhgënjye nga loja e kuqebluve.

Duke kujtuar kohën e tij kur luante me Vllazninë e administruar nga Bashkia, Kraja vlerëson punën e presidentit Alban Xhaferi duke pasur besim që kthesa e kuqebluve do të vijë që në ndeshjen e kësaj fundjave me Kukësin.

Në fund, ish futbollisti dhe ish trajneri Ervis Kraja, ka edhe një mesazh për bashkëqytetarët e tij dhe sidomos tifozërinë kuqeblu për të qënë të gjithë së bashku pranë Vllaznisë.

Gaspër MARKU

(Video-Intervista me ish futbollistin dhe ish trajnerin e Vllaznisë, Ervis Kraja)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img