Monday, November 25, 2024

Ballkani i Ilir Dajës shkon në grupet e Ligës së Konferencës

Lexo

Trajneri nga Tirana, Ilir Daja, duket se ka çelësin e suksesit të skuadrave shqiptare në Kupat e Europës. Pas Skënderbeut në Ligën e Europës udhëheq edhe Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës

Ilir Daja ka shkruar sërish historinë në futbollin e trevave shqiptare, sepse, pas Skënderbeut në Ligën e Europës në 2017-ën, ka udhëhequr të enjten edhe kampionen e Kosovës, Ballkanin, drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. E pasi ekipi i tij, që e kishte fituar 2-1 takimin e parë në fushë të huaj, ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e kthimit të enjten në Prishtinë, 1-0, ndaj Shkupit, duke siguruar kualifikimin.

Takimi i kthimit i fazës së “play-off”-eve të veprimtarisë së 3-të të klubeve të kontinentit, i luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit të Kosovës, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën vendase, pasi Shkupi mbetet me 10 lojtarë që në minutën e dytë. Mbrojtësi Abdulla ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Rrahmanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Pjesa e parë do të vijojë të shohë kampionen e Maqedonisë së Veriut që të përpiqet më tepër, edhe pse me një lojtar më pak në fushën e blertë, por Ballkani mbrohet mirë dhe synon të godasë kundërshtarin me kundërsulme dhe, në minutën e 40-të, skuadra e Dajës është pa fat, teksa Krasniqi ka një rast shumë të mirë përpara portës, por ndalet nga portieri mik, Naumovski.

Pjesa e dytë ka parë kampionen e Kosovës që të marrë në dorë frenat e lojës duke e zotëruar dhe duke e qarkulluar më tepër topin dhe duke e hedhur gjithnjë e më tepër vështrimin drejt portës kundërshtare. Dhe duke përfituar edhe nga lodhja e kundërshtarit arrin që të kalojë në avantazh. Në minutën e 69-të është këmbëngulja e Rrahmanit që çorodit mbrojtjen dhe portierin mik dhe i jep mundësi Korenicës që të mos e ketë të vështirë ta shtyjë topin në rrjetën e boshatisur.

20 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato shtesë nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Ballkani mposht Shkupin 1-0 dhe siguron vendin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img