Thursday, May 2, 2024

Florian Marku mban premtimin. Boksieri shqiptar sfidon në “Air Albania” boksierin meksikan Miguel Perra dhe fiton titullin ‘WBC’

Lexo

Për superkampionain Florian Marku që jeton dhe bokson prej vitesh në Angli, mbrëmja e së enjtes së 25 gushtit 2022 do të mbetet gjatë në kujtesen e tij. Pas 12 ndeshjesh të suksesshme në boksin profesionist, 11 fitore dhe 1 barazim, duelin e 13-të kishte preferuar ta zhvillonte në Shqipëri.

Autoritetet përkatëse të sportit dhe të qeverisë shqiptare i vunë në dispozicion stadiumin “Air Albania”, aty ku në ringun e instaluar dhe shoqëruar me një publik rekord Florian Marku arriti të mbajë premtimin e marrë përpara ndeshjes.

Në të gjithë deklaratat dhe prononcimet mediatike, por edhe takimet me personalitetet shqiptar, Marku është shprehur optimist se do ta kalonte me sukses këtë ndeshje. Dhe, në fund ia doli. Dhjetë raunde shumë të dyluaftuara, ku për hirë të së vertetës, meksikani Miguel Perra, falë edhe fizikut më shtatlartë , pati moment të mira, madje fitoi edhe një nokdaum. Nokdaum që jo vetem nuk i shkaktoi probleme Markut, por me mbështetjen e tifozërisë kuqëzi, e mobilizoi më tepër për të vijuar garën me më shumë besim në vetvete.

Rënia e gongut pas tre minutëshit përmbyllës të raundit të dhjetë dhe të krejt ndeshjes, festa në kampin e Florian Markut ka shpërthyer përpara se gjyqtaria të jepte vendimin e marrë. Ndërkohë, kur komentatori i ringut informon se të gjithë gjyqtarët janë unanimisht me vendimin e fituesit me pikë 95-92 për Markun, mijrat e tifozëve kuqezi që e ndoqën live ndeshjen në fjalë, së bashku me ato prej milionave që e shijar sfidën përmes ekranit të televizorit, kanë shperthyer në duatrokitje.

Me këtë fitore, e 12-ta radhazi dhe me vetem me një barazim në 13 ndeshje të luajtura, Florian Marku fiton titullin WBC Silver. Një fitore kjo dhe një sukses i merituar, çka tregon se ai po ecen në rrugën e duhur prej një kampioni të vertetë.  Titulli i arritur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar, Tiranë e rendit Florian Markut në vendin e 43 në botë në peshën ‘Welterwwight’, çka konsiderohet një bilanc jashtë mase pozitiv në boksin profesionist.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img